Ancelotti ndryshon programin për sulmin, përforcimi ndodhet në "shtëpi"

Duke parë se Real Madrid po dorëzohet për Mbappe, të paktën këtë verë, drejtuesit po shikojnë për zgjidhje të shpejta për çështjen e sulmit pasi Benzema nuk mund t'ia dalë i vetëm këtë sezon.

Siç shkruan e përditshmja "AS", i gjendur në këtë situatë, Carlo Ancelotti ka vendosur të ndryshojë programin për sulmin duke ndryshuar kartat e merkatos.

Luka Joviç e Mariano janë dy sulmues që Real Madrid i ka në skuadër dhe ishin në shitje por tanimë vetëm njëri prej tyre do të largohet.

Trajneri italian ka bërë zgjedhjen e tij dhe ua ka komunikuar të dy lojtarëve, njëri ikën e tjetri qëndron.

Kështu, Luka Joviç do të qëndrojë te Real Madrid për të patur një shans të ri dhe Ancelotti mendon se mund t'i rikthejë formën e dikurshme ndërsa Mariano do të shitet, teksa ofertat nuk mungojnë.

Me këtë lëvizje, mbyllet edhe merkato e Real Madrid për repartin e sulmit teksa vitin tjetër, Mbappe do të jetë me çdo kusht në frontin e parë të Perez në merkato.