Tifozi ndihet keq dhe humb jetën në radhë për të hyrë në stadium në Serie B
Duhej të ishte një mbrëmje gëzimi për kthimin e tifozëve por në vend të kësaj rezultoi një ditë fatale në Frosinone.
Në stadiumin Benito Stirpe, para fillimit të ndeshjes midis Frosinones dhe Parmës, takimi i parë i sezonit të ri në Serinë B, një tifoz i vendasve shfaqi probleme shëndetësore. FF, 46 vjeç, nga Supino, u ndje keq ndërsa ishte në radhë me tifozët për të hyrë në sektorin e ultrasve që të shikonte ndeshjen e Serie B.
Ai u ndje papritur keq duke u rrëzuar në rresht ku ndodhej me tifozët teksa menjëherë ndërhyrja e shpejtë veproi me një masazh në zemër, por fatkeqësisht, megjithatë, 47-vjeçari nuk ia doli dhe vdiq në spital.
Lajmi tragjik u përhap shpejt në Stirpe dhe sektori verdhe-blu i Veriut, në shenjë solidariteti, tërhoqi banderolat dhe ndaloi së kënduari koret gjatë ndeshjes e cila u mbyll 2-2.
