Bundesliga, Leipzig “poker” në fitoren e parë në kampionat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 22:23
Nënkampionët e Gjermanisë tregojnë forcën. Pas një humbje zhgënjyese në debutim në ndeshjen e parë ndaj Mainz, në shtëpi para tifozëve skuadra e Leipzig nuk mung të gabonte dhe në fakt shkëlqeu me fitoren 4-0 ndaj Stuttgarg.
Ishte Dominik Szoboszlai, njeriu i mbrëmjes në “Red Bull Arena” me dy gola për vendasit në 39’ dhe 52’, që të dy realizime të bukura ndërsa Forsberg në 46’ dhe Andre Silva në 65’ ishin autorët e golave të tjerë.
Për këtë të fundit, që është edhe blerja më e rëndësishme e Leipzig në merkato, është goli i parë me këtë fanellë teksa suksesi vjen si përgjigje ndaj kritikave të forta që mori skuadra e trajnerit Marsch pas fillimit katastrofik.
