Afganistan: "Ndihem me fat që u largova, nuk duhet t'i harrojmë ata që kanë mbetur pas"
Pas marrjes nën kontroll te Afganistanit nga talibanët, qytetarët janë dyndur për tu larguar nga vendi, duke krijuar kaos në aeroport.
Vendet perëndimore kanë dërguar avionë për të evakuuar nga Afganistani qytetarët e tyre, që kanë shërbyer në vend.
Trupat britanikë po vazhdojnë të evakuojnë shtetasit britanikë dhe afganë, pasi kryengritësit morën kontrollin e kryeqytetit Kabul.
Sipas BBC, 306 shtetas britanikë dhe 2.052 afganë janë evakuuar deri më tani.
Një punonjëse bamirësie britanike, e cila është larguar nga Afganistani tha se "ndihej me fat që ka shpëtuar, por nuk duhet të harrojmë Afganistanin", shprehet ajo.

Kitty Chevallier, një punonjëse bamirësie 24-vjeçare nga Basingstoke në Hampshire, u largua nga Kabuli me një fluturim evakuimi në Mbretërinë e Bashkuar, të hënën në mëngjes.
Ajo tha se ishte në dijeni se sa "me fat" është që u ndihmua nga Afganistani, kur të tjerët, përfshirë miqtë dhe kolegët, mbetën të bllokuar.
"Ndërsa udhëtonim, pistat ishin të mbushura me qindra familje afgane që shpresonin të shpëtonin," tha ajo për agjencinë e lajmeve PA Media.

