U gjetën mbetje njerëzore në avionin ushtarak që largohej nga Kabuli, ushtria amerikane nis hetimet
Forcat Ajrore Amerikane thanë të martën, 18 gusht se po hetonin rrethanat rreth mbetjeve njerëzore që u gjetën në rrotat e njërit prej avionëve C-17 që fluturoi nga Kabuli në mes të kaosit të marrjes së qytetit nga talibanët.
Imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave tregonin afganët e dëshpëruar për t'u larguar nga Kabuli duke u kapur në pjesët e jashtme të avionit.
Një video tjetër tregoi se dy persona ranë nga një aeroplan ushtarak ndërsa fluturonte jashtë Kabulit.
Në një deklaratë, Forcat Ajrore thanë se një aeroplan C-17 u ul në aeroportin e Kabulit të hënën dhe u rrethua nga qindra civilë afganë.
"Përballë një situate të përkeqësuar të sigurisë rreth avionit, ekuipazhi i C-17 vendosi të largohej nga aeroporti sa më shpejt që të ishte e mundur," thuhej në deklaratë.
Ai shtoi se zyra e Hetimit Special të Forcave Ajrore po rishikonte informacionin në lidhje me avionin dhe "humbjen e jetëve civile," shkruan Reuters.
