Evropa, Britania dhe SHBA të shqetësuara për gratë afgane: Do monitorojmë nga afër çdo qeveri të ardhshme

 

Evropa, Britania dhe SHBA të shqetësuara për gratë afgane:
Gratë afgane në Barcelonë, Spanjë, kërkojnë veprime ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e grave dhe fëmijëve në Afganistan

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se janë "thellësisht të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane" pas marrjes së Afganistanit nga talibanët.

deklaratë u bëhet thirrje "atyre që kanë në dorë pushtetin në vend" (talibanëve)  të mbrojnë "të drejtat për arsimim, punë dhe liri për të gjithë qytetarët".

"Gratë dhe vajzat afgane, si dhe të gjithë qytetarët afganë, meritojnë të jetojnë me siguri dhe dinjitet," shkruhet në deklarate, duke shtuar se "do të monitorojnë nga afër çdo qeveri të ardhshme".

Dje në konferencën e parë për shtyp, talibanët thanë se do të qeverisin Afganistanin, sipas sistemit ligjor të Islamit, ligjit të Sheriatit dhe se gratë mund të përfshihen në mënyrë aktive në shoqëri "nën kornizat e sheriatit".