Talibanët po kërkojnë nga qytetarët afganë të dorëzojnë armët

Një zyrtar taliban tha sot se qytetarëve afganë u kërkohet të dorëzojnë  armët dhe municionet  lëvizjes ekstremiste islame, e cila ka marrë kontrollin e pothuajse të gjithë vendit dhe ka hyrë në kryeqytetin Kabul të dielën, 15 gusht.

Sipas tij, luftëtarët islamikë u urdhëruan nga udhëheqësit e tyre, të mos festonin marrjen e kontrollit të Afganistanit.

Ai premtoi se udhëheqësit talibanë do të shfaqen publikisht dhe se nuk do të fshihen më, ashtu si kur ka ndodhur në 20 vitet e fundit, ku ata jetonin ilegalisht. 

"Me ritme të ngadalta dhe gradualisht, bota do të shohë të gjithë udhëheqësit tanë, nuk do të ketë asnjë 'vello'  që të na fshehë", tha zyrtari taliban, i cili  foli në kushte anonimiteti, për Reuters.