Afganistan/ Talibanët qëllojnë në ajër për të shpërndarë manifestuesit me flamurin afgan

Një video e postuar në Twitter tregon njerëz që dalin në rrugët e qytetit lindor të Jalalabad duke kërkuar nga talibanët të mos ndryshojnë flamurin kombëtar të Afganistanit.

Në video shihen persona duke vrapuar dhe duke mbajtur në duar flamurin e Afganistanit.

BBC raporton se në vendin ku ishte mbledhur turma pati të shtëna me armë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.