Braktisi vendin pas hyrjes së talibanëve në Kabul, ja ku strehohet presidenti afgan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 16:53
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha sot Ministria e Jashtme e Gjirit, pas largimit të tij pasi talebanët morën pushtetin në vend.
"Ministria e Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare," shkruhet në deklaratë.
Ghani u largua nga kryeqyteti, Kabul të dielën, 15 gusht, pasdite ndërsa luftëtarët talibanë hynë në qytete dhe morën kontrollin e vendit.


