Ambasada afgane: Presidenti është arratisur në Dubai me 169 mln dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 19:06
Ambasadori afgan në Taxhikistan pretendon se presidenti, Ashraf Ghani, u arratis nga Afganistani të dielën me 169 milionë dollarë, pas marrjes së kontrollit të vendit nga talibanët.
Pak më parë u konfirmua se presidenti është strehuar në Emiratet e Bashkuara. Ambasadori e quajti ikjen e presidentit Ghani një "tradhti ndaj atdheut dhe kombit".
Ai njoftoi se ambasada synonte të njihte ish -zëvendësin e Ghanit Amrullah Saleh, si presidentin në detyrë të Afganistanit. Në një mesazh audio të lëshuar për BBC News mbrëmë, Saleh pretendoi se ai është "presidenti legjitim kujdestar i Afganistanit" dhe premtoi se "lufta nuk ka mbaruar".

