"Kishim frikë, por ia dolëm", mbërrin avioni me afganë në Gjermani: Të gjithë duan të dalin jashtë

Shtetasit afganë që mbërritën në Frankfurt ditën e sotme kanë përshkruar udhëtimet e tyre "të frikshme" të evakuimit.

"Na u desh të kalonim me forcë dhe djali im i vogël u rrëzua. Kishim frikë, por ia dolëm," tha një grua për Reuters.

Agjencia e lajmeve tha se disa nga ata që mbërritën fshinë lotët dhe përqafuan anëtarët e familjes në aeroport.

"Të gjithë duan të dalin jashtë," tha një burrë, duke mbajtur fëmijën në krahë.

"Çdo ditë është më keq se një ditë më parë. Ne shpëtuam veten, por nuk mund t'i shpëtonim familjet tona."

Një vajzë e re, duke takuar prindërit e saj, tha se ata kishin qenë dëshmitarë të të shtënave kur po përpiqeshin të dilnin nga Kabuli.

"Kur ushtarët hapën zjarr, u tmerruam dhe të gjithë filluan të bërtisnin," tha ajo.

"Kishim frikë, por ia dolëm", mbërrin avioni me