Pamje të rënda/ Premtuan paqe, talibanët nisin dhunën në Afganistan, gra e fëmijë të gjakosur

Përfaqësuesit talibanë ditën e djeshme mbajtën fjalimin e parë për popullin nëpërmjet një konference për shtyp në praninë e medieve.

Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid, tha se gratë do të gëzojnë të drejta sipas sheriatit, ligjit islam. Ai tha  se qeveria e mëparshme ishte e paaftë dhe së ata duhet të hynin në Kabul, duke nënvizuar se konflikti ka mbaruar.

"Ne duam të sigurohemi që Afganistani mos të jetë më një fushë beteje konflikti", tha zëdhënësi taliban.

"Ne i kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Armiqësive u ka ardhur fundi. Nuk duam armiq të jashtëm apo të brendshëm," shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Por duket se mesazhi i tyre për paqe nuk ka zgjatur shumë.

Marcus Yam, një fotograf dhe një korrespondent i huaj për gazetën LA Times, ka rrëfyer një incident  ku ai ishte dëshmitar pranë aeroportit të Kabulit të martën.

Yam tha se ai ishte dëshmitar i dhjetëra talibanëve që gjuanin në ajër me armë kundër turmave, dhe duke përdorur shkopinj, litarë e mjete të tjera për të goditur civilët.

Imazhet që ai kapi  tregojnë të paktën një grua të lënduar dhe një fëmijë të vogël të gjakosur.

Yam gjithashtu shkroi se ai ishte fshikulluar në këmbë duke fotografuar skenën, shkruan BBC