Situatë kritike nga zjarret në Kaliforni, mbi 1,200 godina të shkatërruara dhe 16 mijë të kërcënuara nga flakët
Kalifornia po përballet me vatrat e zjarrit ndër më të mëdhatë në historinë e vet, dhe pjesa më e madhe e tyre mbetet jashtë kontrollit.
Shteti jugperëndimor i SHBA-së njoftoi se orët në vijim janë kritike pasi erërat e forta po i përhapin flakët drejt zonave të banuara.
Deri tani janë shkatërruar mbi 1,200 godina dhe 16 mijë struktura të tjera rrezikohen nga zjarret.
Flakët që kanë marrë emrin Diksi kanë djegur mbi 2,500 km katrorë tokë në brezin malor të Sierra-Nevadës që kur u ndezën më 13 korrik.
Shërbimi pyjor amerikan thotë se ka mobilizuar dyfishin e zjarrfikësve nga viti i kaluar.
Rreth 30 mijë banorë janë evakuuar nga zona.
Hetimet vijojnë, por paraprakisht mësohet se shkak për zjarret mund të jenë bërë pemët e rrëzuara në linjat e energjisë elektrike.
Burimi edhe këtë vit ishte Paradajsi, qyteza që në 2018-ën u kthye në fantazmë pasi iu shkrumbuan tokat e u vranë 85 amerikanë.
Në shtetet amerikane ka dhjetëra vatra aktive por zjarri Diksi është më i përhapuri edhe prej thatësirës e temperaturave të larta të cilat i kanë kthyer pemët, shkurret dhe barërat në lëndë zjarrndezëse.
