Përplasja e afganëve me talibanët për flamurin lënë të vdekur 3 persona

Të paktën 3 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në protestën kundër heqjes së flamurit afgan nga talibanët në qytetin lindor të Jalalabad.

Rob McBride i Al Jazeera, duke raportuar nga Kabuli, tha se "një pjesë mjaft e madhe" e banorëve të Jalalabad po kundërshtonin zëvendësimin e flamurit kombëtar të Afganistanit në qytet me flamurin taliban.

"Ne kemi parë qindra njerëz që protestojnë në rrugë duke valëvitur flamurin kombëtar të Afganistanit," tha ai.

"Për këtë shkak kanë pasur përplasje me talibanët."

Ndërkohë avionët që mbanin qindra të evakuuar kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar përpjkekjet për evakuimin e tyre sa më të shpejtë.

Shtetet e Bashkuara thanë se fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1,100 vetëm të martën.

Në konferencën e tyre të parë të mbajtur ditën e djeshme, 17 gusht talibanët premtuan paqe, shkruan AlJazeera.