Talibanët largojnë nga puna gazetaren: Nuk lejohet të jesh këtu, shko në shtëpi

Një gazetare që punonte për Radio Televizionin Kombëtar të Afganistanit, ka thënë se talibanët  e kanë larguar nga puna.

Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video në Twitter, ku tregon  detajet, sesi u largua nga zyra e stacionit televiziv, pavarësisht se kishte veshur  ferexhe dhe mbante mjetin e duhur identifikues me vete.

Ajo rrëfen  se rojet i thanë se "regjimi ka ndryshuar. Nuk lejohet të jesh këtu. Shko në shtëpi".

Në një konferencë shtypi dje, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se gratë do të lejohen të punojnë "brenda kufijve të ligjit islam".