Mungojnë blerjet por Real Madrid “blindon” yjet. Courtois rinovon deri në 2026
Real Madrid ka bërë një nga merkatot më të “varfëra” të viteve të fundit, ku nuk mbahet mend që “los blancos” të afrojnë vetëm një lojtar dhe atë me parameter zero siç ishte David Alaba.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit nuk janë ndalur për të punuar me rinovimet e lojtarëve aktualë siç ishte ai i Ramos, Carvajal ndërsa sot “blindoi” një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për portierin belg, Thibaut Courtois i cili është titullar i padiskutueshëm dhe ka marrë frenat e portës në dorë që kur zbarkoi në Madrid në 2018.
"Real Madrid C. F. dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, ishte njoftimi zyrtar që anonçoi klubi madrilen zyrtarizimin e rinovimit mes palëve.
Courtois me fanelën eReal Madridit ka fituar një Ligë, një Superkupë Spanjolle dhe një Kupë Bote për Klube teksa rinovimi me të nuk do të ndalë as disa shitje. Pritet që ditët e ardhshme deri në mbylljen e merkatos të largohen Ceballos, Cesar Vallejo, Mariano Diaz e gjithashtu edhe Isco.
