La Liga, Villarreali zhgënjen në debutim. Vetëm barazim ndaj Granadas
Pas zhgënjimit në Superkupën e Europës, Villarreal nuk arrin dot t’u japë tifozëve në “Estadio de Ceramica” një buzëqeshje në ndeshjen e parë në La Liga.
Skuadra e Emery e nis me një barazim kampionatin spanjoll teksa sfida ndaj Granadas përfundoi me rrjeta të paprekura.
Të rikthyer para tifozëve të tyre, Villarreali luajti mjaft mire sidomos në pjesën e parë ku dominoi në qarkullim dhe pati raste por nuk i konkretizuan.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i balancuar pasi edhe Granada rriti presionin dhe në 83’ Foyth la ekipin vendas me 10 lojtarë pasi doli me të kuq.
Gjithsesi me një lojtar më pak, Villarreali pati shansin e artë me Moreno në 89’ ku me një gjuajtje kaloi portierin por topi u largua nga vija fatale nga lojtari i Granadas.
Sfida përfundoi me një barazim zhgënjyes 0-0 që kënaq Granadan por jo skuadrën e Emery, fituesin e Europa League sezonin e kaluar.
