“Lautaro dëshiron të qëndrojë te Interi, synon një tjetër Scudetto”

Për Lautaro Martinez janë disa klube të mëdha që kanë trokitur në dyert e Interit. Sulmuesi argjentinas ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Italisë dhe për të, Atl. Madrid, Tottenham dhe Arsenal janë vënë në garë e madje thuhet që kanë bërë edhe oferta tunduese siç është ajo prej 70 mln Euro nga Spursat.

Gjithsesi, Lautaro pritet të qëndrojë dhe vet agjenti i sulmuesit argjentinas ka folur ku ka dhënë një deklaratë të forte çka mbyll thuajse çdo mundësi që ai të largohet të paktën këtë verë.

“Lautaro dëshiron të qëndrojë te Interi. Beson në projektin zikaltër dhe synon të fitojë një tjetër Scudetto. Besoj se ai duhet të përshtatet me situatën e re te Interi”, janë fjalët e Alejandro Camano, agjentit të lojtarit zikaltër i cili jep një sinjal të rëndësishëm.

Tani topi kalon në anën e Interit që dëshiron të rinovojë me sulmuesin e saj por një akord duket ende larg. Më parë ishte arritur marrëveshja për rinovimin për 4.5 mln Euro me lojtarin por ndryshimi i agjentit nga Lautaro solli rifillimin e tratativave dhe tani Camano dëshiron 6 mln Euro page për të.