PSG nuk ndalet, do të marrë “falas” edhe Ronaldon me Paul Pogba
Pas një merkato të jashtëzakonshme që e ka kthyer Paris Saint Germain në qendër të futbollit botëror, drejtuesit e klubit francez nuk ndalen dhe kanë një plan të detajuar edhe për sezonin e kaluar.
Pasi mori me parameter zero, Leo Messi, Sergio Ramos, Donnarumma e Wijnaldum, parizienët do të bëjnë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm me dy goditje të mëdha, Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba për të kompletuar “puzzle” me një formacion të frikshëm që as në Playstation është e vështirë ta krijosh.
Me apo pa Mbappe në skuadër, edhe pse Al Khelaifi do ta mbajë, Leonardo ka shënjestruar dy yjet e radhës, Ronaldon dhe Pogba të cilët që të dy sezonin e ardhshëm do të jenë lojtarë të lire pas përfundimit të kontratave me klubet respektive, Juventus e Man. United.
Asnjëri prej tyre nuk do të rinovojë, e as nuk do të qëndrojë por janë të detyruar të luajnë edhe një sezon me ekipet e tyre dhe më pas do të bashkohen me yjet e tjerë të PSG. Pagat e tyre nuk do të jenë problem për një si Al-Khelaifi i cili duke përfituar nga rasti që janë me parameter zero do të mbulojë vetëm pagat e tyre.
Si për Ronaldon ashtu edhe për Pogba, u përfol që këtë verë se mund të kalojnë në Paris por jo të gjithë yjet mund të bëhen bashkë në një verë, dhe duhet të presim verën tjetër për të parë Messin, Ronaldon e Neymar bashkë (ndoshta edhe Mbappe).
