Autor i disa vjedhjeve në Greqi, policia në kërkim të shqiptarit: Është shumë i rrezikshëm

Policia greke është në kërkim të shqiptarit të njohur si “Xhovani”, pasi dyshohet se nën kërcënimin e armës ka plaçkitur dhjetëra shtëpi në vendin fqinj.

Sipas informacioneve të medieve greke, shqiptari është liruar nga burgu në 24 korrik të 2019-ës, ku edhe atëherë ishte akuzuar për vjedhje. Gjatë kontrolleve në shtëpi ju gjetën 2 armë zjarri.

Shqiptari, i cilësuar edhe si “Fantazma”, pasi është krejtësisht i padukshëm në aksionet e tij, dyshohet se është i armatosur dhe përbën një rrezik të madh për qytetarët si edhe policinë.

"Shërbimi ynë e konsideron atë si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të armatosur, i cili nuk do të hezitojë të përdorë armën e tij kundër policisë për të shmangur arrestimin e tij", thuhet në dokumentin përkatës.

Shqiptari dyshohet se qëndron pas grabitjeve të shtëpive në Evia, Korint dhe në Atikë, shkruan protothema.