Panik në "Velodrome", lojtari i Bordeaux shembet pa ndjenja në fushën e lojës

Panik në "Velodrome", lojtari i Bordeaux shembet pa ndjenja
Skena të frikshme në ndeshjen Marseille-Bordeaux në Ligue 1, teksa në minutën e 5-të të takimit në Stade Vélodrome, një lojtar i ekipit mik humbi ndjenjat në fushë dukr shkaktuar panik të madh.

Ndërsa Dimitri Payet ishte gati për të gjuajtur një goditje dënimi, Samuel Kalu u rrëzua në fushë duke alarmuar të gjithë në fushë dhe ata që ndiqnin ndeshjen nga televizori.

Menjëherë, lojtarët nga të dy ekipet nxituan të ndihmonin lojtarin dhe thirrën shërbimet e urgjencës. Pas disa sekondash ankthi, sulmuesi i Bordeaux më në fund u përmend madje ai fillimisht rifitoi vendin e tij në fushë para se të dilte përfundimisht në minutën e 14 -të.

Skenat ku Kalou u shemb në fushë risollën ngjarjen e frikshme në Euro 2020 ku Christian Eriksen pothuajse u konsiderua i vdekur dhe mrekullisht ndihma e shpejtë dhe shokët e skuadrës e rikthyen në jetë.