Prishtina nuk ia del, mundet 2-0 nga Bodo dhe i jep lamtumirën Europës
Kampionët e Kosovës largohen nga Europa. Prishtina nuk ia doli të ruante fitoren e ndeshje së parë 2-1 në “Fadil Vokrri” në Conference League teksa u mundën 2-1 në ndeshjen e dytë nga Bodo Glimt që duhet pranuar se ishte superiore ndaj dardanëve.
Që në pjesën e parë Kampionët e Norvegjisë u hodhën në sulm për të përmbysur rezultatin dhe në 18’ Botheim kaluan në avantazh dhe në 24’ humbën një penallti me Berg. Pjesa e parë mund të ishte një rezultat më i thellë me rastet e krijuara teksa në të dytën Prishtina reagoi disi dhe mund të shënonte me Otto John.
Vetëm në minutën e 78’, Bodo arriti të gjente golin e kualifikimit direkt sërish me Botheim dhe për Prishtinën nuk kishte më kohë që të reagonte duke mbyllur kështu këtë aventurë europiane.
Duhet pranuar se Prishtina ka bërë një rrugëtim tepër pozitiv me paraqitje të mira që kulmuan me fitoren ndaj kampionëve të Bodo të cilët mos harrojmë që sezonin e kaluar u eliminuan nga grupet e Europa League pasi u mundën nga Milani.
