Video/ Transferimi i Shekullit. Si e prezanton zyrtarisht PSG afrimin e Lionel Messit

Pas lotëve ka gjithmonë buzëqeshje dhe për Messin ditët e vështira kanë kaluar pasi sot zyrtarisht, sulmuesi argjentinas, lojtari më i mirë në botë eshtë një futbollisht i Paris Saint Germain.

Pas 16 sezonesh si profesionist, Lionel Messi ikën nga Barcelona, ku askush nuk e kishte menduar të ndodhte, për të nisur tashmë një aventurë të re në Paris, me ekipin që pa frikë sot ka yjet e futbollit botëror dhe është bërë një skuadër galaktikësh.

Klubi parizien bëri zyrtare nënshkrimin me lojtarin më të mirë, fituesin e 6 Topave të Artë, Lionel Messin për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon deri në vitin 2024, teksa fanella që do të mbajë do të jetë ajo me numër 30 si në debutimin e tij me Barcelonën.

Merr fund kështu saga e madhe e argjentinasit për të cilin u përfolën shumë gjëra që nga largimi nga Barça, problemet me rinovimin, konferenca emocionuese, intrigat e merkatos e tani vjen dhe firma zyrtare te PSG.

Klubi gjithashtu ka njoftuar se të mërkurën në orën 11:00 në "Parc des Princes" do të prezantojë edhe blerjen e shekullit, dhe tani vëmendjen e futbollit botëror e merr Parisi.