Mbappe do të përballet me Al Khelaifin. Do t'i komunikojë personalisht vendimin për të ardhmen
Al Khelaifi nuk është nga ata drejtues që dorëzohet para presioneve të medias apo zërave të merkatos dhe në rastin e Kylian Mbappe u tregua i qartë gjatë konferencës së prezantimit të Messit se sulmuesi francez nuk do të largohet.
Siç mësohet nga shtypi francez dhe itaian, kapitulli Mbappé do të ketë një episod të ri dhe shumë të rëndêsishëm të hënën tjetër ku vet sulmuesi francez do të ketë një takim ballë për ballë me Al-Khelaïfi në të cilin ai do t'i komunikojë presidentit vendimin për të ardhmen e tij.
Nëse ai largohet, qëndron ose rinovon, bossi i PSG -së do ta dijë personalisht nga Mbappé në fillim të javës së ardhshme.
Do të jetë atëherë kur, sipas asaj që vendos lojtari, klubi parizien do të bëjë një lëvizje konkrete.
Nëse vendos të rinovojë, do të festohet, nëse vendos të qëndrojë por pa rinovuar kontratën dhe të ndërtohet një strategji për ta bindur atë gjatë sezonit në vijim që të firmosë rinovimin.
Në tryezë është edhe opsioni për ta shitur këtë verë me një çmim shumë milionësh, në mënyrë që të mos e humbasë pa fituar asgjë nga Mbappe verën e ardhshme kur i skadon kontrata.
Ky opsion për ta shitur është shumë i vështirë për t'u pranuar nga Al Khelaifi i cili do më të mirët në skuadër teksa nuk përjashtohet edhe fakti që vet Mbappe në takim, ta bindë personalisht shefin e parizienëve se kapitulli i tij te PSG është mbyllur dhe në mos këtë verë, në atë të 2022, do të largohet me patjetër.
