Kukësi sqaron largimin e mbrojtësit Milic: Prishëm konsensualisht kontratën
Aleksandar Milic ishte një nga goditjet e shumta të Kukësit këtë verë për të ndërtuar një skuadër kompetitive për trajnerin Longo. Në fakt një ditë më parë të gjithë u habitën kur panë lojtarin duke luajtur në Mal të Zi me Petrovac ndaj dhe nisën aludimet për ekipin verilindor.
Këta të fundit, kanë reaguar sot duke hedhur dritë mbi këtë çështje ku sipas tyre me Milic ishte ezauruar numri i të huajve në skuadër dhe se u mor vendimi më i mirë për ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje.
Edhe pse Kukësi u mundua të sqarojë situatën lind pyetja, nese ishte ezauruar numri i të huajve, pse u morë atëherë mbrojtësi malazez? Ndoshta ditët e ardhshme do të kuptojmë më shumë teksa më poshtë edhe njoftimi i plotë i Kukësit për rastin në fjalë.
Njoftim i klubit!
"Futboll Klub Kukesi njofton se ka nderprere bashkepunimin me mbrojtesin malazez, Aleksandar Milic. Klubi i Kukesit dhe mbrojtesi 22-vjecar, kane gjetur gjuhen e perbashket per prishjen e kontrates megjithese ishte firmosur pak jave me pare.
Numri i larte i futbollisteve te huaj ne skuader, ishte nje nga arsyet per te cilat klubi nisi diskutimet me futbollistin per te gjetur gjuhen e perbashket. Fillimisht klubi i dha mundesine futbollistit te bashkohet me nje tjeter ekip ne forme huazimi, per te marre minutat e nevojshme por edhe per t'u ambientuar, por futbollisti nuk e ka pranuar huazimin dhe ne kete menyre, u vendos per te nderprere bashkepunimin. Futboll Klub Kukesi e falenderon Milic dhe i uron suksese ne te ardhmen.
Klubi i Kukesit kerkon profesionalitet nga mediat ne vend. "Largimi naten" apo etiketime te tjera te tilla, pa kerkuar fillimisht informacion zyrtar prane klubit, nuk jane profesionale dhe etike per nje media. Klubi i Kukesit ka ofruar gjithmone bashkepunim te mediat, por nese vazhdohet ne kete menyre, atehere do te ndryshoje qendrimi i klubit".