Interi përforcohet pas largimeve. Vjen Dzeko, arrihet akordi edhe me Denzel Dumfries
Merkato e Interit nis të konkretizohet. Pas dy shitjeve të rënda, Hakimi dhe Lukaku, tani zikaltërit do të provojnë t'i zëvendësojnë por pa shpenzime të mëdha.
I pari është tashmë i mbaruar dhe bëhet fjalë për Edin Dzeko, sulmuesin boshnjak i cili është zgjedhur për eksperiencën e madhe që ka në Serinë A e sigurisht ishte edhe një okazion.
Një kontratë dy vjeçare ka firmosur Dzeko me Interin, me një pagë afro 5 mln euro në vit ndërsa Roma e ka liruar gratis, pasi i kishte premtuar prej kohësh që nëse i vinte një ofertë e rëndësishme do ta lironte.
Gjithsesi mësohet se Roma mund të marrë 1.8 ose 1.9 mln euro bonus nga Interi, nëse zikaltërit do të kualifikohen në Champions League, vitin e ardhshëm.
Me Dzekon mbyllet një nga tre goditjet e zikaltërve teksa i radhës është Denzel Dumfries. Për mbrojtësin holandez sot u arrit akordi me PSV për 12.5 mln euro plus disa bonuse té arritshme në bazë të performancës së lojtarit. Dumfries bëhet kështu përforcimi i dytë dhe vjen si pasuesi i Hakimi në krahun e djathtë.
Ndërkohë që do të ketë edhe një goditje të tretë po në sulm dhe mund të jetë njëri mes Correa dhe Zapatas e nuk përjashtohet edhe një surprizë si Insigne i Napolit.