"All In" për Harry Kane, Man. City rrit ofertën në 150 mln euro për bomberin e Tottenham

Teksa nesër do të jetë dita e madhe e së vërtetës ku Harry Kane duhet të paraqitet në qendrën stërvitore të Tottenham për sezonin e ri, në kampin e Man. City nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Jack Grealish dhe Harry Kane ishin të vetmit objektiva për Guardiolën dhe pas mesfushorit, Citizens do të bëjnë gjithcka për afrimin e bomberit me një ofertë të re që duhet të bindë Tottenham.

Duke parë rezistencén e presidentit Levy i cili gjithmonë ka qenë i vështirë për të negociuar me të, Man. City do ta testojë me një ofertë të re prej 150 mln euro.

Një shumë e jashtëzakonshme ne një kohë pandemie dhe do të kalonte edhe 115 mln eurot që Chelsea pagoi për Lukakun apo edhe vet blerjen e Grealish pér 117 mln Euro nga skuadra e Guardiolës.

Tottenham e ka të vështirë të gjejë një sulmues të nivelit të Kane ketë verë ndaj dhe po reziston por me 150 mln euro cash ndoshta edhe Levy do të dorëzohet kur dihet tashmë edhe dëshira e hapur e Harry Kane për t'u larguar në një ekip më të madh që i siguron trofe.

Nesér do të jetë një ditë e rëndësishme dhe paraqitja e Kane në stërvitje me Tottenham mund të beje edhe vet lojtarin që të thyej heshtjen e të kërkoj hapur largimin.