Dita e Parë. Shikoni prapaskenat e zbarkimit të Messit në Paris, takimi me shokët e rinj

Dje ishte dita e madhe e transferimit më të bujshëm në historinë e futbollit të viteve të fundit. Lionel Messi u zyrtarizua te Paris Saint Germain pas një dite të gjatë mes udhëtimit, vizitave mjekësore, xhirimit të klipit dhe në fund firmës.

Por klubi parizien ka dashur të zbulojë gjithçka, edhe prapaskenat që nga nisja me avion e deri te mbrëmja e takimit me bossin e klubit, Al Khelaifi dhe më pas me trajnerin dhe shokët e rinj të ekipit. Për më tepër, ndiqni videon…