Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s, ngjitet Kosova. Italia merr vendin e pestë

FIFA ka axhornuar si zakonisht renditjen e kombëtareve ku nuk ka ndryshime domethënëse nga kreu e deri në fund, për shkak dhe të aktiviteteve të pakta për përfaqësueset.

Shqipëria në renditjen më të fundit ka humbur tre pozicione dhe tani e shikon veten në vendin e vendin e 69 me 1359.83 pikë, ku sigurisht që ndikuar humbja në miqësoren ndaj Republikës Çeke në muajin qershor.

Nga ana tjetër Kosova ka fituar jo pak por pesë pozicione në klasifikim dhe tani janë vendin e 115 me 1159 pikë.

Lidhur me kreun e klasifikimit, Belgjika mbetet në vend të parë edhe pse u eliminua shpejt në Euro 2020 e ndjekur nga Brazili që rimerr vendin e dyte dhe Franca që zbret në të tretin.

Kampionët e Europês, Italia, janë ngjitur në vendin e pestë duke lënë pas Argjentinën e cila ka ngjithe gjithashtu pas triumfit në Copa America.