"Stafilokoku hahet si djathë", investigimi i qendrës Alert konfirmoi rrezikun e produkteve ushqimore
1 investigim i qendrës Alert edhe një herë konfirmoi se disa prej kompanive e markave të prodhimit të produkteve ushqimore rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.
Në marketet e kompanisë KMY u zbulua se shitej djathë i bardhë me përmbajtje të "stafilokokut", çka sipas ekspertëve vërteton proces jo korrekt të përpunimit të qumështit në baxhot dhe fabrikat e bulmetit.
Sipas mjekëve “Stafilokokët që janë gjetur në këto produkte janë të aftë të infektojë çdo ind të trupit të njeriut, duke shkaktuar një variacion të patogjenitetit, duke filluar nga një infeksion i lëkurës e deri në sëmundje të rrezikshme për jetën”.
Në produktet e kompanisë së EHV gjithashtu rezultatet analizave kanë konfirmuar mungesën e amidonit në përbërjen e djathit.
Probleme janë hasur edhe në djathin e dhisë në "Bylmet Gjirokastra."
Shpesh herë është dhënë alarmi për rrezikun që u kanoset konsumatorëve nga produktet që prodhohen e tregtohen jashtë standardeve e veçanërisht ato me origjinë shtazore.
Investigimi i qendrës ALERT, vërtetoi se nuk ka aspak siguri në ushqime.
Në vazhdimësi televizioni Ora Neës e ka ngritur si shqetësim mungesën e sigurisë ushqimore dhe ka denoncuar kompanitë që abuzojnë me produktet bazike në tryezën e shqiptarëve, por institucioni që ka për detyrë të garantojë ushqime të shëndetshme ende nuk ka marrë masa konkrete.
