Kryebashkiaku japonez "masakrohet", kafshoi medaljen e artë të kampiones

Një medalisteje olimpike do t'i jepet një medalje e re e artë pasi kryebashkiaku i qytetit të saj të lindjes bëri një veprim jo të zgjuar duke e kafshuar medaljen në kulmin e kufizimeve kundër përhapjes së covid-19 në Japoni.

Takashi Kawamura, kryebashkiaku i qytetit japonez Nagoya, shkaktoi zemërim dhe polemika në internet kur uli maskën dhe kafshoi medaljen e artë të atletes së softball Miu Goto në një aktivitet lokal.

Menjëherë ai u akuzua për injorimin e kufizimeve të Covid-19 dhe "mungesë respekti" ndaj sportistet gjithashtu.

Pas kësaj ngjarjeje zyrtarët olimpikë thanë se do të ndërrojnë medaljen e zonjës Goto me një tjetër të "pastër", pasi kryebashkiaku kërkoi falje dhe tha se do të paguante për ta zëvendësuar.

Kryebashkiaku u përball me një reagim të ashpër pasi vuri medaljen mes dhëmbëve në një ceremoni javën e kaluar për të festuar fitoren e Japonisë ndaj SHBA -së në finalen e softballit të grave.

Përdoruesit e mediave sociale shpërthyen në kritika dhe akuza duke thënë se akti ishte johigjenik dhe i pasjellshëm ndaj vet atletes.

Pamjet me kryebashkiakun që kafshon medaljen u bënë shumë shpejt trend në rrjetet sociale në Japoni teksa edhe Toyota, pronarët e ekipit për të cilin luan zonja Goto, e dënuan gjestin, duke e quajtur atë "të papërshtatshëm" dhe "jashtëzakonisht për të ardhur keq".

Kryebashkiaku 72-vjeçar kërkoi falje më vonë për veprimet e tij, të cilat thuhet se nxitën mbi 7,000 ankesa tek autoritetet e qytetit.
Në një deklaratë nga organizatorët e Tokyo 2020 të enjten u tha se zëvendësimi ishte rënë dakord midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe zonjës Goto dhe se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, IOC do të mbulojë shpenzimet e zëvendësimit.

Kafshimi i medaljeve është një zakon gjatë Lojërave Olimpike por zakonisht për sportistët që e fitojnë dhe se reagimi i fortë vjen në një kohë kur Japonia po përballet me masa të forta shtrënguese nga vala e pandemisë nga Covid-19.