"Kush do ta kishte menduar se do të luanim bashkë". Ramos mirëpret Messin te PSG

Rivalë të përjetshëm në Spanjë, njëri te Real Madrid dhe tjetri te Barça, të dy ish kapitenë. Sergio Ramos dhe Lionel Messi do të luajnë së bashku nën ngjyrat e PSG këtë sezon dhe mbrojtësi spanjoll mirëpriti argjentinasin në aventurën e re.

Është një nga ato ngjarje të paparashikueshme që të ofron futbolli në kohën e merkatos. Armiqtë më të mirë në të kaluarën, sot shokë skuadre, Lionel Messi dhe Sergio Ramos do të luajnë me fanellën PSG -së nga ky sezon, pasi kishin luajtur një numër të madh të El Clasicos spanjolle më parë.

Një rivalitet i varrosur, të paktën në dukje, nga Sergio Ramos në Instagram ku mbrojtësi spanjoll postoi një fotografi të dy fanellave, njëra me Messin, e dyta e Ramos, e shoqëruar me një mesazh të shkurtër por të qartë: "Kush mund të kishte parashikuar? Mirë se vjen! ".

"Kush do ta kishte menduar se do të luanim bashkë". Ramos

 

Sipas të përditshmes spanjolle El pais, "SR4" madje i ka ofruar Messit akomodimin e tij dhe të familjes në shtëpinë e tij derisa ata të gjenin një akomodim në Paris. "Nëse preferoni të jeni në një shtëpi me familjen tuaj sesa të qëndroi në një hotel, mund të qëndroni në banesën time", mësohet t'i ketë thënë ish kapitenin i Realit, ish kapitenit të Barcës.
Gjesti i Ramos tregon edhe njëherë se futbolli eshte i bukur, ka rivalitet por mbi të gjitha është njeriu dhe pas vërshëllimës së fundit, rivaliteti përfundon aty.