Vllaznia bën një tjetër goditje, afron një boshnjak për mesfushën

Edhe një goditje tjetër në merkato për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Vllaznia njoftoi se ka arritur akordin me Elvedin Heriç, mesfushorin 24-vjeçar të lindur në Gjermani i cili kompleton tashmë repartin e mesit të fushës për ekipin kuqeblu.

Sipas njoftimit nga klubi i Vllaznisë, Heriç ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe vetëm sot ka mbërritur në shkodër për të nisur aventurën e re.

Nga dita e nesërme, 24-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Brdariç për të nisur stërvitjen me ekipin në prag të startit të Kategorisë Superiore.

Heriç mësohet se ishte ende pa skuadër dhe në kërkim të një aventure të re, teksa sezonin e kaluar ka luajtur në kategorinë e dytë austriake me Kapfenberg ndërsa vlera e kartonit të tij sipas transfermarkt është 200 mijë Euro.