Video/ Zjarri shkrumbon magazinën e fermerit në Lushnje

Zjarri ka shkrumbuar magazinën e një fermeri në Zhym të Lushnjes.

Shërbimi zjarrfikës Lushnje ndërhyri dhe bëri të mundur izolimin e flakëve duke mos lejuar përhapjen e tyre në biznese të tjera dhe serra aty pranë.

Mësohet se nga zjarri ka dëme të shumta materiale.

Burime për Ora News bëjnë me dije se zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së një hamulloreje përballë magazinës dhe është përhapur  nga era e fortë në drejtim të magazinës.

Në magazinë ndodheshin pompat e vaditjes, zorra me pika për ujitje perimesh, plasmas dhe vegla bujqësore të cilat janë djegur komplet nga zjarri.