Berisha uron Obamën:Me ju SHBA-ja do vijojë drejt progresit

Kryeministri Berisha ka uruar sot Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama me rastin e rizgjedhjes në këtë post. Nëpërmjet një mesazhi urimi, kryeministri Berisha thekson se nën drejtimin e tij SHBA do të vijojë në rrugën progresit e prosperitetit.“Me rastin e ri-zgjedhjes suaj spektakolare për pozicionin më të lartë politik në planet, atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një nder i madh dhe një kënaqësi e vecantë për mua, t’ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe përshëndetjet më miqësore për sukses në detyrat e rëndësishme përpara. Kam ndjekur me vëmendje fushatën tuaj elektorale shembullore dhe jam plotësisht i bindur se nen udheheqjen tuaj, me programin vizionar dhe vendosmërinë qe ju karakterizon, SHBA do të vijojnë në rrugën progresit e prosperitetit dhe do të konsolidojnë rolin e tyre si udhëheqës e promovues i vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë ne botë” thuhet në mesazhin e Berishës.Ai ka shtuar më tej se për shqiptarët, SHBA dhe kombi i madh amerikanë janë dhe mbeten miku dhe aleati më i madh e stratgjik dhe se  kombi shqiptar do të mbetet përherë mirënjohës  ndaj SHBA, Qeverise Amerikane, taksapaguesit e vendit tuaj, dhe ju zoti President, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe ndimën bujare që i keni ofruar Shqipërisë në të gjitha përpjekjet e saj për të ndërtuar lirinë, demokracinë dhe shtetin ligjor, të bazuar në tregun e lirë.“Qeveria ime dhe unë përsonalisht, e konsiderojmë konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta me SHBA dhe qeverinë amerikane, si dhe miqësinë tradicionale më kombin amerikan, si një prioritet absolut të axhendës së marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë dhe mbetemi plotësisht të angazhuar të punojmë ngushtësisht me ju dhe qeverinë tuaj për të zgjeruar dhe intensifikuar edhe me tej bashkëpunimin e shkëlqyer te deritanishem të te dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndersjelle, në dobi të te mires se popujve tanë dhe paqes në botë. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA dhe NATO në të gjitha përpjekjet e tyre për një rajon Euro-Atlantik edhe me te forte, edhe me te sigurt e perhere ne paqe” përfundon mesazhi i kryeministrit.Nga ana tjetër kreu i PS-se, Edi Rama e ka quajtur fitoren e Presidentit amerikan per nje mandat te dyte ne krye te SHBA-ve,  fitoren e nje platforme qe mbron shtresen e mesme e te varfer dhe perspektiven e endrres amerikane. Reagimi i Rames eshte bere permes profilit te tijne Twitter."Humbja e rivalit te Presidentit eshte humbja e idese se te pasurit duhet te paguajne me pak taksa dhe shteti te ofroje me pak sherbime!” thekson ai.Fitorja e Presidentit Obama eshte fitorja e nje platforme qe mbron shtresen e mesme e te varfer dhe perspektiven e endrres amerikan", shkruan Rama ne Twitter.