Meta në Bulqizë: Ndëshkoni me votë harresën 8-vjeçare, votoni për punësimin
Votë ndëshkimi për mazhorancën. Kjo ka qenë thirrja e kreut të LSI-së, Ilir Meta, ndaj banorëve të Bulqizës, ndërsa perezantoi kandidatin për deputet për këtë rreth Përparim Spahiun. Zoti. Meta e e ka vlerësuar të papranueshme neglizhencën e qeverisë ndaj Bulqizës dhe në terësi të qarkut të Dibrës, ku ndër të tjera ka kujtuar edhe premtimin e pambajtur të Kryeministrit për Rrugën e Arbrit.
“Jemi të angazhuar për të ndërtuar një projekt për të vënë në punë Bulqizën dhe gjithë Shqipërinë. Bulqiza është qëndër e rëndësishme për gjithë vendin, bashkë me Dibrën është qarku më i harruar nga qeveria. Me 23 qershor do ndëshkoni këtë harresë dhe neglizhencë, nuk i keni asnjë borxh, është qeveria që i ka borxh popullit tuaj. U bë kaq kohë që sa herë ka fushatë elektorale premtohet Rruga e Arbrit. Pranvera vjen cdo ditë, por rinia vetëm një herë. Jam i bindur se të rinjtë s’do pranojnë më të mashtrohen nga premtime boshe të Berishës, por do bashkohen me rrotacionin për ndryshimin e sigurt. Jam i bindur se do bashkoheni me programin tonë për punësimin” tha Meta.Më shumë investime për nxitje të politikave sociale, rritje të punësimit, mbështetje të arsimit profesional, premtoi Meta, ndërsa ironizoi edhe premtimin e liderit të mazhorancës për 250 000 vende të reja pune.
“Berisha premton 250 000 vende pune, por në 8 vite më shumë u mbyllën sesa u hapën se mungon vizioni dhe politika e mënçur. Duke votuar për Përparim Spahiun keni votuar për veten tuaj, fëmijët tuaj, për shkolla më të mira. Ne angazhohemi për tu dhënë të gjithë minatorëve statusin e minatorit, për rritje të fondeve për pushtetin lokal për të financuar politikat sociale.Do mbështesim zhvillimin e arsimit profesional. Të gjitha politikat tona synojnë rritjen e punësimit dhe nxitjes së ekonomisë konkuruese. Kjo është rruga e progresit dhe mirëqënies sociale” theksoi kreu i LSI.
“Duke nisur nga 24 qershori do filloj punët për të mbajtur angazhimet tona, do i japim vendin e miratuar të gjithë qarkut tuaj. Era e ndryshimit ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Votoni numrin 26, votoni Përparim Spahiun” përfundoi Meta.