F 1, aksident i rëndë për Felipe Masën

Ferrari i Felipe Massa-s ka dalë jashtë piste në përfundim të sesionit të dytë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke u përplasur rëndë me mbrojtëset anësore. Një pjesë mekanike që është shkëputur nga makina e Rubens Barrichello, ka goditur në kokë pilotin e Ferrarit, duke e bërë të humbasë ndjenjat përpara futjes në një kthesë të shpejtë.Në ndihmë të tij kanë shkuar dy ambulanca dhe në helikopter. Nga pamjet e para shihet se piloti i Ferrarit është goditur në kokë. Ferrari ka bërë të ditur se piloti i saj është në gjendje të mirë.