KQZ: Të pranohen kasetat e partive. Debate edhe për zgjedhjet e pjesshme

Mediat në Shqipëri duhet të pranojnë çdo material të ofruar prej subjekteve politike. Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi një ndryshim në kodin zgjedhor, ku parashikohet që mediat elektronike dhe të shkruara të pranojnë edhe materiale të gatshme. Kjo gjë ka ngjallur mjaft debate në Komision.Komisioni Qendror Zgjedhor është përfshirë nga debatet edhe për datën e zgjedhjeve të pjeshme, e cila është vendosur në 23 qershor. Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, vendosja e kësaj date nuk lejon kandidatët që të bëjnë fushatë.Pavarësisht ndryshimit në kodin zgjedhor për pasqyrimin e mediave, radiotelevizioni Ora News do të vijojë që të ndjekë politikën e vendosur edhe më parë për të mos pranuar materiale të përgatitura nga vetë subjektet zgjedhore.Ora News do të vijoj të pasqyrojë këtë fushatë me transparencë të plotë nëpërmjet ndjekjes së aktiviteteve në terren nga gazetarët e redaksisë.