Berisha: Do dëmshpërblejmë banorët nga përmbytjet. Rama, nastradin që endet rrugëve

Kryeministri Berisha ka premtuar sot dëmshpërblim të plotë të banorëve të përmbytur në Shkodër.Ndërsa ka prezantuar kandidatatët e Partisë Demokratike në Bushat të Shkodrës, Berisha premtoi gjithashtu më shumë subvensione për fermerët dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në Bushat."N.q.se  dëmshpërblimet u shtynë kjo u bë sepse ligji përcakton se duhet ti paguajmë KESH-it por sapo KESH-i erdhi në gjendje të mirë qeveria i kërkoi asaj që t`jua kthej paratë ju dhe do t`jua kthej qindarkë për qindarkë. Garantoj ju se 4 vitet që do të vijnë ne do të trefishojmë grantet për fermerët, se në 4 vitet që do të vijnë do të finalizojmë infrastrukturën më moderne. Do të ndërtojmë rrugën Bushat-Velipojë, dhe  çdo rrugë të kësaj komune e cila e ka merituar me kohë që të jetë një bashki e nderuar mes bashkive të veriut dhe të gjithë Shqipërisë” tha Berisha.Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po mashtron qytetarët me heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore."Përballë nesh alternativa e mashtrimit tepër e rrezikshme për fermerët e Bushatit dhe të gjithë Shqipërisë.  Shoku i autobuzit mavi që endet si nastradin në rrugët e shqipërisë u deklaroi dje qytetarëve nga Delvina se do heqë TVSH- për 5 produkte bujqësore dhe kjo do të thotë t`ua kalbësh në arë grurin sepse TVSH-ja është mbrojtja që u bëhet fermerëve nga mallrat nga importuara. Të heqësh TVSH-në nga ushqimet është të godasësh përpjekjet tuaj për të ndërtuar fermat. Të heqësh TVSH-në për ushqimet do të thotë të rrëzosh përtokë fermat shqiptare sepse ajo është e vetmja mburojë që ju mbron ju nga një vërshim i gjithanshëm i mallrave nga vendeve e tjera. Të heqësh TVSH për qumështin apo vezët do të thotë që qumështi juaj të mos konkurojë dot kurrë me atë të BE dhe do t’u mbetet në shtëpitë tuaja. Të heqësh TVSH për ushqimet është të godasësh në mënyrë fatale përpjekjen tuaj titanike për të ngritur në vend fermat përpunuese. Të heqësh TVSH për ushqimet do të thotë të rrëzosh përtokë fermat shqiptare, mundin tuaj” tha Berisha.Ndërsa ka mbrojtur sërish taksën e sheshtë kryeministri Berisha duke sulmuar taksën progresive të PS-së theksoi se ajo është shtypëse për shqiptarët.“Nga autobusi i tij mavi Nastradini përpiqet tu mashtrojë ju dhe thotë se taksa e sheshtë është e pandershme, e thotë Kurani dhe Bibla të dhjetat janë taksa më e ndershme e tokës, e zotit, e kohërave, të gjitha taksat e tjera mbi të dhjetat janë shtypëse e kurrë nuk duhet t’i pranoni” tha Berisha.Në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha u kërkoi banorëve të Bushatit të votojnë në 23 qershor për Partinë Demokratike duke I dhënë asaj mandatin e tetë në Shkodër."Më 23 qershor mandati juaj i tetë është mandati i artë, është mandati i grave dhe burrave, djemëve dhe vajzave të vendosur për të marrë statusin e vendit kandidat, për të integruar Shqipërinë në BE, për krijimin e mijërave vendeve të punës në Shkodër, Shqipëri dhe kudo, për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Përpara” përfundoi Berisha.