Tiranë, policia forcon masat dhe kontrollet pranë zyrave elektorale

Ndërsa mbeten edhe 20 ditë nga zgjedhjet parlamentare, policia e Tiranës forcon masat dhe kontrollet pranë zyrave elektorale.Kjo pasi brenda 10 ditësh ka pasur 6 raste dëmtimesh dhe vjedhjesh të zyrave elektorale në kryeqytet.Për të parandaluar këto akte, policia ka shtuar kontrollin gjatë orëve të natës në zonat e ndryshme të kryeqytetit.Vetëm ditën e djeshme u vodh me  thyerje zyra e Partisë Socialiste tek ish-ekspozita si dhe u thyen xhamat e zyrës elektorale tek zona e Fushës së Aviacionit në kryeqytet.