Meta: Dibranët do t`i japin ujë në bisht të lugës Berishës

Kryetari i LSI-së Ilir Meta u ka kërkuar sot dibranëve që ta ndëshkojnë me votë kryeministrin Berisha për harresën që I ka bërë Dibrës gjatë këtyre 8 viteve.Ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Dibrës, Meta theksoi se ka ardhur koha që dibranët dhe të gjithë shqiptarët të reflektojnë dhe të rrëzojnë me votë qeverinë."Sot jam i trishtuar jo për politikën por për lidhjet e mia të veçanta me Dibrën sepse unë kam qënë në gjithë Shqipërinë por nga ato që kam parë Dibra është qarku më i harruar nga qeveria Berisha sa i përket infrastrukturës. Por edhe pas 8 vitesh dibranët kanë vetëm 2-3 orë ujë në ditë. Nuk e meriton qyteti i Peshkopisë këtë situatë. Prandaj ka ardhur koha që meqë Berisha nuk e zgjidhi as problemin e ujit ka ardhur kohë që dibranët ti japin Berishës ujë me bisht të lugës dhe jo vota” tha Meta.Kreu i LSI-së Meta premtoi se me ardhjen në pushtet të opozitës do të përfundojë ndërtimi i Rrugës së Arbërit."Është koha për rrotacion, është koha për ndryshime të fuqishme të cilat e bëjnë realitet brenda mandatit të ardhshëm Rrugën e Arbrit që ajo të mos vazhdojë të mbetet një legjendë dhe të mos tregohet në historira dhe në barcaleta si dhe për të çuar përpara planin e punësimit të LSI-së. Është koha për një reflektim, për tu bashkuar me ndyrshimin e sigurtë që Shqipëria do të hyjë në 23 qershor. Është koha për të mbështetur LSI-në si forcën më realiste, si forcëm me një vizion dhe me një shpirt europian e cila ka treguar se di të vërë intereat e vendit mbi interesat e saj dhe ka të gjtihë energjitë për ta ndihmuar Dibrën dhe Shqipërinë për të ecur më shpejt. Ta vëmë Dibrën dhe Shqipërinë në punë, votoni LSI-në” tha Meta.Meta u shpeh më tej se LSI-ja ka si prioritet në programin e saj çështjen e punësimit dhe sipas tij të gjitha politikat programore janë në funksion të punësimit.Meta ka akuzuar mazhorancën se po u bën presion qytetarëve për t`u marrë votën në 23 qershor.'Kjo qeveri nuk bëri sa minimumin e mundshëm për të treguar kujdesin dhe vëmendjen ndaj të gjithë ju. Por tani edhe shenjë mirënjohje për shumica e Dibrës i ka dhënë po ua shpërblejnë me presionet nga më të ultat për të marrë me dhunë votën tuaj e cila duhet të jetë e lirë dhe duhet të jetë për fëmijët tuaj dhe jo nga këta dhunues që kishnin në dorë të bënin shumë për Dibrën” tha Meta.Meta në fjalën e tij iu referua edhe largimit të kryetarit të bashkisë së Kukësit nga PD-ja dhe bashkimin e tij me LSI-në."Pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Kukësit u distancua nga PD sepse është bërë një investim 4 milionë euro për të zgjidhur problemin me ujin e pijshëm por ujë nuk kishte. Atij I kërkuan të priste shiritin e ujësjellësit dhe ai nuk pranoi. Prandaj është koha të bashkoheni me LSI-në” u shpreh Meta.