Bregu dhe Basha me të rinjtë, shpërndajnë karta antarësimi në PD

Sekreti i fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit do të jenë të rinjtë. Kështu u shprehën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ku nga selia blu ata shpërndanë qindra karta antarësimi për të rinjtë.Basha në fjalën e tij shprehu sigurinë për një mandat të tretë për të djathtën, pasi alternativa e PD-së është zhvillim.Majlinda Bregu në fjalën e saj përpara antarëve më të rinj të PD-së, vlerësoi punën e bërë nga qeveria, ndërsa premtoi se ndryshimi dhe zhvillimi do të vijë vetëm nën qeverisjen e Partisë Demokratike.Ndërsa në ditët në vijim anëtarësimet në Partinë Demokratike do të vazhdojnë, ku synimi është afrimi i sa më shumë të rinjve nën siglën e PD-së.