PD akuza kreut të PS, Vorpsi: Rama mashtrime të papërgjegjshme
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në një deklaratë për mediat të dhënë ditën e sotme, ka vazhduar akuzat ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke u shprehur:“I tronditur dhe i trembur derinë palcë, Rama nuk gjeti dot në Vlorë gjurmë të rëndësishme të investimeve të qeverisë 8- vjecare te Partisë Socialiste dhe tre mandateve të qeverisjes socialiste vendore! Edi Rama me platformën e tij të mohimit të çdo gjëje pasi kërkoi ndjesë se Qeveria Socialiste nuk ka bërë asgjë për Vlorën, mashtroi dhe vetëm mashtroi kur u tha vlonjatëve se qeveria e kryeministrit Berisha nuk ka bërë asgjë, madje me gjuhë urrejtje ai u shpreh se: Berisha nuk e do Vlorën!!! Partia Demokratike është e bindur se një mashtrim të papërgjegjshëm nuk e pranon asnjë banor i çdo bindje politike qoftë ai, çdo vlonjat nga Ura e Mifolit në Konispol, nga Vlora në Kuç e Sevaster, banorët e rrethit dhe qarkut të Vlorës, banorët e qyteteve të: Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Orikumit, Selenicës, Lumit të Vlorës dhe gjithë bregut që jetojnë një realitet qartësisht tjetër nga ai i 8 viteve më parë.Ata e dinë se investimet në qarkun e Vlorës të qeverisë Berisha janë 18 herë më të mëdha se sa ato të qeverisë socialiste. Këto investime në infrastrukturën rrugore, në ujësjellësa, shkolla, qëndra shëndetësore, kanalizime, porte energjitik, arrijnë në shifrën rreth 850 milion Dollarë. I rikujtojmë këtu nihilistit Edvin Rama se me autobuzin e tij mavi mund të udhëtojë nga Ura e Mifolit gjer në Konispol me rrugë të re ose tërsëisht të rindërtuar nga qeveria Berisha.Në qarkun e Vlorës janë ndërtuar dhe rindërtuar në të katër anët e qarkut qindra km rrugë. Në “Vlorë qytet” Rrethe dhe Qarqe janë ndërtuar 62 ujësjellësa të rinj dhe kanalizime si ujësjellësat e Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe dhjetra të tjerë, po ashtu po ndërtohet dhe ai i Orikumit. Në Qarkun e Vlorës nga qeveria Berisha janë ndërtuar dhe rindërtuar mbi 73 shkolla, ndërtesa, universitete e kopshte, 89 qëndra shëndetësore dhe ambulanca! Eshtë ndërtuar rruga transballkanike, impianti i ujërave të zeza të Vlorës, dhe po perfundojnë për Sarandën dhe Ksamilin po ashtu po ndërtohet per Orikumin. Është zgjeruar porti i Vlorës dhe po ndërtohet porti i Sarandës, nëncentrali, termocentrali dhe porti modern energjitik dhe nje seri hecesh me koncesion në Vlorë.Reformat e qeverisë së Partisë Demokratike kanë bëre të mundur që numri i bizneseve të rritet nga 6. 500 që ishte ne vitin 2005 në 12. 600 në vitin 2012. Vitet e fundit nga grantet e qeverisë kanë përfituar 3 500 fermerë. Partia Demokratike i rikujton Ramës se nihilizmi është produkt i mentalitetit totalitar dhe është doktrinë “hiçi"!Partia Demokratike garanton qytetarët e qarkut të Vlorës se pavarësisht cfarë deklaron shefi i autobuzit mavi, 4 vitet e ardhshme investimet e Qeverise do të trefishohen në Qytetin dhe Qarkun e Vlorës!”