500 të rinj anëtarësohen në PD, Berisha: Vendim historik

Kryeministri Berisha i ka dorëzuar sot tesërën e Partisë Demokratike 500 të rinjve nga Bërzhita, Petrela, Baldushku dhe Farka.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi vendimin e marrë nga të rinjtë për t`u bashkuar me PD-në duke e cilësuar këtë si një vendim historik."Përulem me nderim para vendimit tuaj politik, vendim historik në jetën tuaj për tu rreshtuar në anën e forcës politike e cila në përpjekjet e saj së bashku me shqiptarët ka firmosur në të gjitha aktet madhore të historisë së këtij kombi, në të gjitha aktet transformuese të gjithanshme. Me vendim që morët sot në mesin e betejës ekektorela, betejës së fitores dëshmoni se vizioni, parimet, liria është pasioni juaj, vlerat janë ato të cilat vendosni të mbroni ndaj dhe unë ju përgëzoj shumë përzemërisht" tha Berisha.Berisha ka folur edhe në lidhje me etiketimet që i bën atij Rama si ‘gjyshi me antiplumb’, duke e krahasuar atë me ish presidentin e regjimit komunist, Ramiz Alinë."Rama është njëlloj si Ramiz Alia, dy gishtat i duken si bajonetë. Ramës gishtrinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket pazmore ndërsa nesër stilografi im do ti duket shpatë Prandaj ju bëj thirrje që në 23 qershor të votoni për punësimin dhe integrimin tuaj” tha Berisha.Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se  pensione dixhitale gjatë mandatit të ardhshëm  qeverisës.