Berisha në Cërrik: Ramës i ka mbetur ora tek etërit e tij
Cërriku ka qenë stacioni i radhës i Partisë Demokratike, ku edhe ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë.
Shefi i mazhorancës në fjalën e tij përpara qytetarëve të Cërrikut është shprehur:“Me politikën e Partisë Demokratike Shqipëria morri investime 316% më shumë se 4 vitet e tjera. 4 vitet që shkuan ne morrëm 4.2 miliard dollarë investime të huaja dhe garantuam vazhdimin e rritjes ekonomike dhe uljen e papunësisë. Ne do të krijojmë 250 mijë vend pune, sepse ne me heqjen e taksave mbi makineritë dhe kapitalet për të gjitha llojet e bizneseve, makinerive dhe imputeve të bujqësisë, hekurin dhe çimenton për hidrocentralet, tatimit mbi të ardhurat personale për punonjësit me rrogë nën 30 mijë lek, takasave për bizneset e emigrantëve, 4 vitet që vijnë Shqipëria do të marrë 6 miliard dollarë investime të huaja”, u shreh Berisha.
“Në qarkun e Elbasanit qeveria ka firmosur me sektorin privat kontrata për ndërtimin e mbi 80 hidrocentraleve, mbi të gjitha gjigandi i Devollit që punëson rreth 5 mijë punëtorë. Perspektiva më e madhe për zhvillim dhe begati është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqiptarët duhet të mendohen se me cilën forcë politike kanë firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit me Europën, antarësimin në NATO, lëvizjen e lirë në mbarë Europën, rekomandimin për statusin kandidat? Të gjitha këto vetëm me Partinë Demokratike. Rruga e integrimit është e sigurtë vetëm me Partinë demokratike”, tha kryeministri.
Kryeministri nga Cërriku ka ftuar kryesocialistin Rama të sqarojë arsyet e tentativës për të bllokuar marrëveshjen e asocim-stabilizimit, të liberalizimit të vizave dhe bllokimin e statusit, si dhe përpjekjen për të bllokuar buxhetin për autostradën Tiranë-Elbasan.
“Cilit shqiptar i interesonte futja e zileve, trumpetave dhe bilbilave në parlament kur Europa na ofronte marrëveshjen e MSA-së? Asnjë shqiptari përveç teje shoku I autobuzit për arsye që i di ti. Cilit shqiptar i interesonte protesta ditën e nesërme ne NATO dhe deklarata juaj para një jave se NATO-ja është natë, e NATO-ja s’është bukë, se NATO-ja s’është ujë, njëlloj siç mund të deklarojë i biri i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, që është në koalicion me ty. Asnjë shqiptari përveç atyre që kanë trashëgimni urrejtjen ndaj NATO-s, ndaj botës perëndimore. Cilit shqiptar i interesonte përpjekja jote për të bllokuar vizat me greva dhe protesta, me emaile dhe letra se do të derrdhen 800 mijë shqiptar mbi ju? Asnjë shqiptari përveç teje për qëllime që i di ti dhe duhet tua shpjegosh zgjedhësve shqiptar. Cilit shqiptar, socialist, demokrat, i paparti, i interesonte të mos votosh tre ligjet dhe të mbash peng statusin e vendit kandidat, të privosh qytetarët nga dhjetra-mijëra vende pune, nga qindra-milion euro investime në rrugë, ujësjellësa? Cilit shqiptari i interesonte ky bllokim? Asnjë shqiptari, të asnjë force politike, përveç teje, shoku i autobuzit. Kujt i interesonte përpjekja e turpshme dhe e paimagjinueshme për të bllokuar buxhetin për autostradën Tiranë-Elbasan?” u shpreh Berisha.