Halimi e Cara me banorët e Spitallës: Modeli qeverisës i Ramës i dështuar, Tirana e hodhi në Lanë

Deputeti dhe ministri i drejtësisë Eduard Halimi bashkë me kandidatin tjetër Igli Cara, që është edhe kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, kanë takuar banorë të zonës së Spitallës, ku kanë diskutuar për çeshtje të ndryshme, që nga legalizimet, furnizimi me ujë të pijshëm, e deri tek shtrimi i rrugëve të brendshme.Kandidati Eduard Halimi tha se “në këto zgjedhje, qeveria e Partisë Demokratike vjen me premtime të mbajtura.” Ndërkohë, duke folur për alternativën që kërkon të sjellë Partia Socialiste, ai tha se “modeli qeverisës i Ramës është model i dështuar.”Halimi tha se “problemet me te cilat përballej zona e Spitallës në vitin 2005 ishin tashmë zgjidhur.”“Rrugët kryesore që lidhin këtë zonë me pjesën tjetër të qytetit janë ndërtuar, siç është edhe rruga e Porto Romanos”tha ai.Furnizimi me energji elektrike është tani një problem i së kaluarës. Po ashtu, edhe furnizimi me ujë të pijshëm është zgjidhur plotësisht, pasi kjo zonë tani furnizohet 24 orë në ditë.”Një prej problemeve që zona e Spitallës kishte ishte edhe legalizimi i ndërtimeve informale dhe urbanizimi i zonës. Sipas Halimit, “kjo çeshtje tashmë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes së plotë.” “Ju keni investuar dhe keni ndërtuar shtëpitë tuaja në këtë zonë dhe t’i gëzoni ato, - tha Eduard Halimi.Proçesi i legalizimit këtu ka arritur deri në 92 përqind dhe brenda vitit do të mbyllet plotësisht. Ju do të merrni në dorë çertifikatat e pronësisë së shtëpive, që do të jenë çertifikata elektronike dhe të pakontestueshme nëpër gjykata.”Ndërkohë, teksa renditi premtimet e mbajtura në këto tetë vite të qeverisjes së Partisë Demokratike, Eduard Halimi tha se “modeli qeverisës i Ramës është model i dështuar.”“Ai ishte për 11 vjet në qeverisje, qeverisi Bashkinë e Tiranës, dhe nuk bëri asgjë. Ai nuk legalizoi asnjë ndërtim, la qendën e Tiranës me rrugë me gropa, bllokoi zhvillimin dhe integrimin e vendit në çdo drejtim sepse ai punon vetëm për klanin e tij. Ky është modeli i tij qeverisës, një model i dështuar që Tirana e hodhi në Lanë. Tani, e gjithë Shqipëria do t’i thotë jo këtij modeli”tha më tej Ministri i Drejtësisë.Banorëve në takim iu drejtua edhe kandidati Igli Cara, i cili, pasi renditi premtimet e mbajtura nga qeveria, tha se për mandatin e ardhëm do të ndërmerren deri edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, që pushteti vendor të detyrohet për të investuar në infrastrukturë fondet që u transferohen nga qeveria.Duke theksuar këtë model të dështuar qeverisës, kandidati Igli Cara tha se “nuk do të lejojmë më që Bashkia e Durrësit të lërë në harresë zonat periferike.”“Ju këtu i keni rrugët e brendshme të lagjeve tuaja të pashtruara. Ato janë në këtë gjendje, sepse Bashkia e Durrësit dhe Vangjush Dako nuk kanë mbajtur asnjë prej premtimeve ju kanë dhënë. Madje, kanë shpërdoruar edhe fondet që qeveria i ka transferuar pushtetit vendor. Shtrimi i rrugëve të brendshme është detyrim i pushtetit vendor. Por, ne nuk mund t’i lëmë ato në këtë gjendje. Ne do të ndërmarrim ndryshimet e nevojshme ligjore, që fondet e transferuara nga qeveria të shkojnë detyrimisht për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës. Në i alokojmë çdo vit mbi 4 milionë dollarë Bashkisë së Durrësit dhe nuk do të pranojmë që ato fonde të shkojnë për të paguar pagat e militantëve të Partisë Socialiste”tha Cara.Kandiatët Eduard Halimi dhe Igli Cara i ftuan pjesëmarrësit në takim të votojnë për Partinë Demokratike dhe kryeministrin Berisha, të votojnë për alternativën e premtimeve të mbajtura dhe jo për alternativën e çoroditur të Edi Ramës.