Deklaratat për anullimin e planit, Basha: Rama kërkon të na kthejë vite pas
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i është përgjigjur sot akuzave të kryesocialistit Rama për inagurimin e rrugëve në kryeqytet.Në një prononcim për mediat, Basha theksoi se Rama nuk mund të fshihet nga dështimi në administrimin e punëve të Bashkisë, duke sulmuar punën që po bën Bashkia."Ish-kryetari kishte 11 vite kohë për ta bërë Tiranë Evropiane. Ai e la me borxhe Bashkinë e Tiranës dhe me të drejtë vendosi të arratisej nga kryeqyteti. Ai sulmon ato që ne po bëjmë së bashku. Në më pas se 2 vjet ne ia dolëm të bëjmë disa transformime në kryeqytet. Ndërtuam 4 blloqe urbane me një sipër 60 mijë km katror" tha Basha.Ndërsa iu referua deklaratës së kryesocialistit Rama se do të anulojë Planin Urbanistik të Tiranës, me ardhjen e PS-së në pushtet, Basha e cilësoi atë si një kërcënim të radhës të kryesocialistit si dhe një tentativë për ta kthyer Tiranën vite pas.“Mendoj se kulmi sot arriti me kërcënimin që bën për anulimin e Planit Urban të Tiranës, nuk ka provë më të qartë për qytetarët se Rama kërkon të na kthejë pas, në kohën kur pa plan ai mund të zgjedhë sipas qejfit të tij kush fiton e kush humb, kush ndërton, sa ndërton dhe cila kompani ndërton. Kjo është provë e qartë se çfarë dëshiron ai të bëjë. Për ta nisur nga zero e për të aplikuar modelin klientelist. Rikujtoj se ky plan u hartua me pjesëmarrjen e ekspertëve edhe krerëve të njësive vendore të Tiranës, ky plan krijon zhvillim, vende pune, jam i sigurtë që qytetarët e Tiranës që janë bashkëautorë të planit dhe zhvillimit pa prapavijë politike, po që ka në rend nevojat për përmirësimin e jetes do e lexojnë kërcënimin për të na kthyer pas dhe do të vendosin me vote për të mos u kthyer pas me modelet e dështuara dhe të refuzuara” tha Basha.Ndërsa është pyetur në lidhje me deklarat e ramës se plani urbanistik i Tiranës ka qënë gati për zbatim, kryebashkiaku Basha ka ironozuar “ “Edhe mua më pëlqen të luaj futboll, por nuk jam Messi. Në sirtar ne gjetëm një bashkësi skicash, por jo një plan urban”