Vazhdon “përplasja” për 3 ligjet, Bregu: Me bllokimin e tyre Rama i hoqi vendit mln euro

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryesocialistit Rama se 3 ligjet e ashtëquajtura të integrimit janë ligje si gjithë të tjerat.Në një konferencë për shtyp, bregu theksoi se Rama duhet t`u kërkojë të falur shqiptarëve për bllokimin që i bëri marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.“I çoroditur si gjithmonë Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp sot duke parashtruar më shumë pyetje sesa përgjigje. Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera pse nuk i keni votuar ato për më shumë se 230 ditë? Ndërkohe që keni votuar shumë ligje të tjera, edhe me 3/5-at!?Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera përse Komisioni i BE-së në mënyrë specifike i përcaktoi këto tri ligje si kriteret e fundit për marrjen e vendit të statusin të kandidatit!? Edvin Rama në qoftëse këto ligje janë si gjithë të tjerat, pse përdore Fierin për t’i bllokuar ato për më shumë se 230 ditë!? Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera pse u mohove e grabite shqiptareve për më shumë se një vit, statusin e vendit kandidat? Pse u largove shqiptarëve me qindra miliona euro investime dhe dhjetëra mijëra vende pune, duke mos i votuar ato!? Sot, i detyruar nga opinioni publik dhe mediat të thyesh heshtjen, pasi foli e gjithë bota për zhbllokimin e tre ligjeve në parlament, ti Edi Rama me deklaratën e papërgjegjshme, se këto ishin tre ligje si gjithë të tjerat, në vend që t’ju kërkoje falje qytetarëve shqiptarë se i le pa statusin e vendit kandidat, ju deklaron atyre me cinizëm se këto ligje nuk kërkoheshin për statusin e vendit kandidat” tha Bregu.Sipas saj, Ramës i intereson vetëm posti i kreut të PS-së dhe jo mirëqënia e shqiptarëve.“I çoroditur si gjithmonë Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp sot duke parashtruar më shumë pyetje sesa përgjigje. Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera pse nuk i keniPor tek përpiqesh të sajosh një tjetër alibi për t'i shpëtuar përgjegjësisë për dëmin që u ke bërë qytetarëve shqiptarë, për ëndrrën e tyre europiane ti vetëm sa konfirmon sot fajësinë tende duke pranuar arsyen tënde të vetme të mos votimit të këtyre ligjeve: bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.Kush ua privon bursat studentëve? Vetëm Edi Rama.Kush ua privon subvensionet fermerëve? Vetëm Edi Rama.Kush e privon kreditimin e bizneseve? Vetëm Edi Rama.Kush privon investimet e huaja? Vetëm Edi Rama.Kush e privon uljen e papunësisë? Vetëm Edi Rama.Kush dëmton mjekët, infermierët, mësuesit, dhe çdo shqiptar që do të përfitonte, dhe ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e BE-së? Vetëm Edi Rama.Rama ti duhet t’u kërkosh falje, nëse mundesh, dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e tua. Por ti nuk do. Sepse ty të intereson vetëm të jesh kreu i PS-së. Qytetarët e meritojnë një transparencë të plotë nga ty Edi Rama, në vend të justifikimeve që as edhe një 3 vjeçar nuk do t’i besonte dot.Qytetarët me votën e tyre do të çojnë përpara projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe europiane” përfundoi Bregu.