Kompesimi i pronarëve,Qeveria miraton kriteret
Qeveria miraton rregullat e kriteret për shpërndarjen e fondit të kompensimit pronarëve, për vitin 2012.Ky vendim është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në reflektim të sugjerimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për krijimin një skeme të re, të drejtë, kompensimi.Vendimi krijon mundësinë e kompensimit për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim, duke respektuar radhën kronologjike, nisur nga numri dhe data e vendimit bazë, me të cilin aplikohet.Gjithashtu vendimi parashikon se nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin, me të cilin aplikojnë.Sipas këtij vendimi kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendodhjes së pronës që kompensohet.