Fshati pa telefona/ Banorët: Ngjitemi nëpër kodra për të kapur valë
“Kam pas raste, djali ishte me bagëti dhe e goditi rrufeja, kam pagu fugonin, se nuk kishim komunikim për t’i dhënë ndihmën e parë. Përdor Amc.”-shprehet banori.
Këto janë pasojat që mund të shkaktojë tek qytetarët mungesa e valëve telefonike. Rasti që sapo ndoqët, vjen nga një prej banorëve të fshatit Mal Vilëz në njësinë administrative Zall-Bastar.
Ai thotë se askush nuk mund ta marrë në telefon, pasi celulari është në cdo moment i padisponueshëm.
“Kurse me më kërkua tjetri, telefoni del i padisponueshëm.”
I duhet të ecë në këmbë për të gjetur pikën e përshtatshme.
“Me pas ndonjë hall me fol, duhet të dalim gjysmë ore larg, që të kap valët”.
Thonë se asnjëherë nuk ka pasur valë telefonike dhe as internet, problem që e ndajnë rreth 60 familje të këtij fshati.
“Nuk ka fare valë, dalim nëpër kodra. Kemi One”.
Edhe në fshatin ngjitur Vilëz duhet të gjesh pikën e duhur për të kryer në telefonatë.
“Siç mund ta shikoni, sot është data 27 Korrik, ora është 12:22, ky telefon ka vetëm një vizë të valëve. Është e pamundur të bësh një telefonatë. "
Ankesën e kanë bërë tek kompania, por sërish janë lënë jashtë civilizimit të kohës. Banorët e fshatit Mal Vilëz, 23 km larg kryeqytetit, apelojnë për marrjen e masave, pasi siç thonë, jetojnë me kushtet e mesjetës

